Skënder Lufi i bën lekët tona letër! Kaza i Lezhës i fut në xhep 25 Milion vetëm për blerje filmi për grafi

Skënder Lufi i bën lekët tona letër!…

Skënder Lufi, i bëri lekët tona letër me anë të prokurimeve që fiton nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë, kjo për faktin e thjeshtë se ky institucion shtetëror ia jep të gjitha prokurimet që hap, kompanisë së Lufit, MONTAL. Lista e tenderave midis këtyre dy institucioneve, privatit dhe shtetërorit është e lartë dhe në këtë rast e shënuar me FLAMUR TË KUQ për mungesë konkurrence. Leon Kaza, drejtori i këtij spitali “ka lidhur kërthizë” me Lufin dhe ia jep të gjithë tenderat që hap, pa garë fare. Se cila është lidhja mes tyre dhe cilat janë benefitet që fiton Kaza, nuk janë të qarta, por as të paimagjinueshme, pasi në të gjitha aferat klienteliste luhen pak a shume po të njëjtat “karta”.

Tenderin e radhës me vlerë 25 Milion Lekë për “Blerje filma për grafi dixhitale”, ia ka dhënë Lufit duke mos e lodhur shumë për të konkurruar me të tjerë por duke e shpallur direkt fitues. Tenderin e radhës me vlerë 25 Milion Lekë për “Blerje filma për grafi dixhitale”, ia ka dhënë Lufit duke mos e lodhur shumë për të konkurruar me të tjerë por duke e shpallur direkt fitues. Ky institucion i ka dhënë Lufit deri më tani 3 tendera me vlerë 155 Milionë Lekë pa TVSH.

Leon Kaza, Drejtori i Spitalit Rajonal Lezhë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit