"Skëndërbeu" vishet si Babagjyshi, u dërgon dhurata fëmijëve

“Skëndërbeu” vishet si Babagjyshi, u dërgon dhurata…


Babagjyshi nuk vjen vetëm me slitë, por edhe me kalë. Kështu ka zgjedhur të surprizojë me dhurata fëmijët në nevojë në periferi të Tiranës “Skënderbeu”.


I veshur me kostumin e babagjyshit, me thesin në kurriz dhe mbi një kalë, ish-oficer i RENE-as Shkëlzen Brahaj ka gëzuar sytë dhe zemrat e shumë vogëlushëve, në këto ditë festash.


Gëzo një zemër. S’ka gjë më të bukur se sa të gëzosh një familje dhe fëmijët sot në këto ditë festash”, shkruan ai në Facebook.


Brahaj foli edhe për mediat për nismën e nisur, ku tha se zgjodhi të shkonte me kalë për të shpërndarë dhuratat sepse shpesh fëmijët janë zhgënjyer në pritje të babagjyshit me slitë. Ai shtoi se pak rëndësi ka forma, ajo që vlen është që dhuratat të shkojnë te fëmijët.


Ideja ime ishte që sot në këto ditë festash të gëzoja një familje, disa fëmijë. Ne gjithmonë i kemi zhgënjyer fëmijët, ata kanë pritur që Babagjyshi të shkojë nga oxhaku ose me slitë, gjë që nuk ka ndodhur. Kështu që ne tani kemi një kalë. Kali e ka emrin Faraon. Rëndësi ka që babagjyshi të vij, se me çfarë nuk ka rëndësi”,-tha Shkëlzen Brahaj.


Kjo është hera e parë që një nismë ndërmerret në një mënyrë kaq të veçantë për të surprizuar dhe gëzuar fëmijët që kanë vështirësi ekonomike në familjet e tyre, duke mos i lënë në harresë në këto ditë festash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit