Një situatë e pazakontë dhe komike është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një turiste ka mbetur jashtë dritares së banesës pasi grila është mbyllur aksidentalisht pas saj.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania, turistja kishte dalë nga dritarja, por në një moment grila është mbyllur dhe ajo ka mbetur jashtë, duke pritur ndihmën e personave që ndodheshin pranë.
“Doli nga dritarja, iu mbyll grila, ngeli jashtë”, shkruan qytetari, i cili me humor shton se pas disa përpjekjesh, “i shkuan në ndihmë të vetët”.
Për fat të mirë, nga pamjet nuk duket se ka pasur ndonjë pasojë dhe gjithçka është mbyllur thjesht me një situatë të sikletshme, që me siguri do t’i mbetet si një kujtim i veçantë pushimeve në Durrës.