Skenë si nëpër filma/ Momenti kur dy ‘të fortët’ tentojnë arratisjen me litarë nga burgu 313

Skenë si nëpër filma/ Momenti kur dy…

Ky është momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arra tisen nga b urg u “313”. Çekaj u arrestua për sasinë më të madhe të kokainës të futur në Shqipëri, plot 613 kg, ndërsa i Pjetri është pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”.

Siç shihet në videon e publikuar, Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin.

Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit