Skerdi Drenova bën golin e radhës? Jep 180 mln lekë për 'qiqra në hell'

Skerdi Drenova bën golin e radhës? Jep…

OST e drejtuar nga Skerdi Drenova, për të cilin është raportuar në vijimësi në media për lidhje të tenderave të dyshimtë me shifra të majme, godet sërish…

Këtë herë, në një tender pa garë, drejtori i OST-të i ka dhënë rreth 180 milionë firmës “START CO” SH.P.K..

Tender me “flamur të kuq”

Në tenderin e lidhur së fundmi me objekt “Përditësimi i moduleve, topologjisë dhe analizave për aplikacionet e rrjetit EMS”, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur fitues kompaninë “START CO” SH.P.K., që sipas të dhënave të QKB-së, rezulton në pronësi të Anila Qendros dhe Laert Qëndros.

Ajo që vihet re është që tenderi është garë, duke u klasifikuar me “flamur të kuq”, me firmën fituese që ka qenë e vetmja që ka marrë pjesë në garë.

Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi, tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion.

Shuma që do arkëtojë firma është 178 milionë, nga 180 mln që ishte fondi limit.

Referuar dokumenteve zyrtare në Agjencinë e Prokurimeve Publike, “START CO” SH.P.K. dot kryejë përditësimi i moduleve, topologjisë dhe analizave për aplikacionet e rrjetit EMS – shërbimi i shpejtë postar, për një periudhë 6-mujore.

Sistemi në fakt është funsksional prej vitesh në vend dhe mbetet e paqartë se pse Skerdi Drenova duhet të shpenzojë 178 milionë lekë. Vetëm nëse gjithçka është një procedurë për të zhvatur paratë e taksapagueseve…

Kjo po që bën sens!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit