Skerdi Drenova i OST “lëshon dorën”, i jep Hajdarit 1 miliardë për mirëmbajtje

Skerdi Drenova i OST “lëshon dorën”, i…

Ju kujtohet Skerdi Drenova? Drejtori i OST i cili futi në punë si këshilltare bashkëshorten e Erion Veliajt? Sigurisht që ju kujtohet. E pra, zotëria në fjalë duket se nuk i lë mënjanë qokat. Themi kështu sepse i ka dhënë rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH një kompanie e cila ka ofruar më tepër se konkurrentët në garë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, është shpallur fituese nga Skerdi Drenova. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-83384-12-29-2020 dhe me objekt “Pajisje për mirëmbajtjen e Nënstacioneve”. Në këtë tender kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat fituese u shpall firma “H&E ENERGY” në pronësi të Hajdar Kurti me vlerë të ofruar 88,943,000 lekë të reja pa TVSH.

Vihet re se një kompani tjetër ka ofruar rreth 47 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi, dhe përsëri nuk është kualifikuar. Gjithashtu shikohet se vera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit, çka ngre dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar me kohë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit