Skifterët në aksion| Vidhnin shtëpitë e italianëve, arrestohen shqiptarët “e pastrehë”

Skifterët në aksion| Vidhnin shtëpitë e italianëve,…

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë nga mosha 23 deri në 26 vjeç në qytetin e Firences. Të rinjtë kishin bërë kërdinë në provinca të ndryshme të Toskanës duke grabitur çdo orendi me me vlerë në banesat e italianëve.

Sipas mediave lokale, shqiptarët ishin pikasur që në mesin e muajit nëntor pas shqetësimeve të ardhura pranë autoriteteve. Ata lëviznin me një automjet të regjistruar me emrin e një rumuni si dhe nuk kishin adresë banimi. Nëpërmjet kësaj skeme ata kishin bastisur tetë shtëpi në tetë lagjie të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit