“S’kisha lekë të paguaja qiranë”, Donaldi tregon historinë kur pronari e nxirrte nga shtëpia

“S’kisha lekë të paguaja qiranë”, Donaldi tregon…

Vijon afrimi teti mes Donaldit dhe Semit në Big Brother VIp. Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit e cila ka pasur një lidhje me Donaldin. Por duket se BBV i ka afruar Donaldin dhe Semin.

Ai i ka treguar Semit një histori personale, që e ka bërë këtë të fundit të shpërthejë në lot.

Ai tregoi se në fillime kur ka ardhur në Tiranë nuk ka pasur mundësi të paguajë qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia. Po ashti ai tha se këtë histori të mbushur me disa batuta ia tregonte qytetarëve, në shown ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.

“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shpija, dhe njerëzit qeshnin me këtë. Situatën tonë i mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroga se i kisha te shpija ku pronari kishte mbyll derën. Të duket vetja si Xhoker”, tha Donaldi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit