Skllavopronarja Rudina Ziu dëbon punonjëset gra të fasonerisë dhe u mban paratë pasi i shfrytëzoi disa vite

Skllavopronarja Rudina Ziu dëbon punonjëset gra të…

I ka shfrytëzuar mizorisht qindra gra dhe vajza për vite me radhë në fabrikën e saj të skllavërimit në Kamëz, ndërsa i hedh në rrugë në momentin më të vështirë, në kulmin e epidemisë covid-19, duke mos u dhënë as paratë e fundit që u takojnë. Kjo është Rudina Ziu, pronarja e një fasonerie këpucësh në Kamëz, fytyra e vërtetë e pabesisë, arrogancës dhe e skllavërimit modern në fasoneri, ku punonjësit, kryesisht gra, në kushte të vështira ekonomike, paguhen me rroga qesharake, në kushte mesjetare, orare sipas dëshirës së pronares dhe me rregulla arbitrare. Rudina Ziu ka 100 % të aksioneve të kompanisë ‘ALBTIR’, e themeluar në 2013, e cila ka si objekt import-eksport, tregti me shumicë dhe pakicë mallrash të ndryshme, ushqimore, kepucë, veshmbathje, tekstile etj., hapje fabrikash për skicim, qepje, montim, riparim, prodhim të produkteve me bazë lekure si kepucë, sandale etj.

Çfarë ka ndodhur? Javët e fundit, Rudina Ziu dhe disa servila rreth saj, kanë nisur një fushatë represioni dhe shantazhi ndaj grave dhe vajzave, për t’i detyruar të japin dorëheqjen nga puna, për të evituar pasojat ligjore që sjell shkarkimi. Kanë nisur të ndryshojnë proceset e punës dhe presionet për të dhënë dorëheqjen. Disa punonjëse kanë firmosur letrat që u ka paraqitur Rudina Ziu, ndërsa kush ka bërë rezistencë, e ka përzënë nga fabrika, duke i nxjerrë në rrugë në momentin më të vështirë. Largimet janë bërë me arsyetimin se nuk po shiten këpucët dhe sandalet, për shkak të situatës në Itali.

Këtu fillon veprimtaria me pasoja penale e Rudina Ziut. Në redaksinë tonë kanë ardhur me dhjetëra denoncime nga gra dhe vajza, të cila ankohen se pasi i ka shkarkuar, Rudina Ziu nuk u jep pagën e fundit. Me sa duket me këto paga që po u mban grave, të cilat mbajnë fëmijët me bukë , Rudina synon të shijojë pushimet e luksit. Gjithashtu, për të fshehur skandalin, Rudina Ziu dhe stafi i saj, refuzojnë të aplikojnë pagën e luftës për punonjësit, duke sfiduar udhëzimet e qeverisë. Prokuroria të verifikojë llogaritë bankare të punonjësve, dhe kështu zbardh të gjithë veprimtarinë çnjerëzore të Rudina Ziu.

Kanë ardhur gjithashtu denoncime se për të kursyer para, Rudina Ziu nuk respekton masat anti-covit të parashikuara në udhëzimet e autoriteteve shtetërore, duke rrezikuar shëndetin e punonjësve dhe të famijarëve të tyre.

Sipas denoncimeve, rregullat e sigurisë nuk respektohen në oraret e pushimit, gjatë kohës kur gratë dhe vajzat konsumojnë ushqim dhe sidomos kur shkojnë në tualet. Shkelja e rregullave gjatë epidemive nga bizneset, sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, dënohet me burg./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit