Sk@ndalet në Policinë e Shtetit dhe tentativa e Ardi Veliut për të pasuar fajet

Sk@ndalet në Policinë e Shtetit dhe tentativa…

Skandalet e fundit që kanë ndodhur me uniformat blu, duket se kanë detyruar drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, që për të justifikuar keqmenaxhimin e tyre, të adresojnë përgjegjësinë diku tjetër…

Për pasojë sot janë bërë publike disa lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit, ku nga sa mësohet nga mediat, me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, janë ndërruar disa drejtorë qarku dhe kufiri.

Kështu, është shkarkuar nga drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, duke u zëvendësuar nga Ferdinand Mara. Në Fier, është emëruar Drejtor Qarku, Bledar Çeliku, ndërsa në Berat, i është besuar detyra Neritan Nallbatit.

Po ashtu, janë ndërruar edhe drejtorët e Kufirit në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e Korçë. Drejtor i Kufirit në Korçë, është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha. Gjithashtu, është larguar nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj. Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro.

Këto nuk janë ndryshimet e fundit të Ardi Veliut, pasi po shihet edhe mundësia e ndryshimit të disa drejtorëve të tjerë të policië së kufirit, si dhe ndryshimi i disa shefave në komisariate.

Kohët e fundit, me zhvillimet e ndryshme në vend, si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19, Policia e Shtetit u përfshi në një seri skandalesh të cilat në thelb të tyre kishin degradimin e strukturave të uniformave blu.

Në shumë raste u regjistrua dhunë e paparë nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve, masa të tjera represive, si dhe efektivët e policisë në shumë raste u keqpërdorën nga qeveria dhe kryeministri Rama, duke e kthyer policinë në “Polici Politike”.

Nuk munguan as rastet kur policia përveç se u përdor si “gogol” për të trembur qytetarët, efektivë të caktuar ushtruan edhe dhunë duke mos kursyer as të miturit, apo femrat, gjë e cila u bë objekt protestash nga qytetarët dhe objekt diskutimi deri në mediat ndërkombëtare.

Po ashtu edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke dashur të justifikojë dhunën, veprimet aspak profesionale të uniformave blu, si dhe urdhërat politikë, u bë pjesë e një skandali që tregoi paaftësinë e tij për të drejtuar një institucion kaq të rëndësishëm sa ai i Policisë./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit