Sk@ndali "Rozafa Fish"/ Balla i Rilindjes shet elektoratin, bën avokatin e oligarkut Luca

Sk@ndali “Rozafa Fish”/ Balla i Rilindjes shet…

Nuk kish si të ndodhte ndryshe… Politikanët shqiptarë për një traste para shesin jo elektoratin që i ka votuar për mandate të tëra, por edhe nënën dhe motren e tyre.

Kështu edhe me Taulant Ballën, miku dhe përfituesin direkt të të mirave prej Oligarkut Gjergj Luca. Balla ka dalë menjëherë në mbrojtje një prej financuesve kryesorë të aktiviteteve të tij politike dhe jo vetëm, në zonë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëkohësisht edhe deputet i zonës, Taulant Balla, e ka mbështetur pak më parë Lucën, duke i bërë avokatinë bizneseve dhe abuzimeve të tij me mjedisin kundër banorëve të Labinot Fushës.

Sipas deputetit socialist Balla, disa banorë të zonës të nxitur dhe të paguar nga PD-ja, akuzojnë kompaninë “Rozafa Fish” se kërkon t’iu marrë tokat dhe po i’u dëmton të mbjellat.

Balla e cilësoi në një status në rrjetet sociale, “sulm të turpshëm të PD-së dhe rast të përsëritur të politikë se haraçit, duke akuzuar ish-deputetin demokrat, Luçiano Boçi”..

“Rozafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit ‘Lucky’ Luçiano. Në këto kohë të vështira kur çdo prodhim ‘made in Albania’ duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD që gënjen ditën për diellë duhet të ndalojë menjëherë”,- shkruante Balla./M.Nano/Gazetaatdheu.com/

foto galeri

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit