Skrapar/ Policia ndalon 3 gjahtarë, plagosën shokun në gjueti

Skrapar/ Policia ndalon 3 gjahtarë, plagosën shokun…

Ajo që duhet të ishte një ditë e këndshme pikniku dhe aventure, u ka “dalë nga hundët” disa të pasionuarve pas gjuetisë së paligjshme.

Ngjarja ndodhi në Skrapar ku disa gjahtarë kanë plagosur pa dashje një prej shokëve, duke bërë që të bien në prangat e policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se, pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, E. Ç., 36 vjeç, si dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” të Beratit.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në Skrapar, administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit