“S*ks dhe para”, aktorja shqiptare bën deklaratën e papritur: Me mua në pushtet 100 mijë euro për çdo fëmijë

“S*ks dhe para”, aktorja shqiptare bën deklaratën…

Aktorja Arjola Demiri, mbrëmjen e djeshme, ka folur në lidhje me përfshirjen e saj në politikë.

E ftuar në Abcnews, Demiri ka thënë me shaka se njerëzit duhet ta votojnë ate, pasi nëse do të jetë ajo në pushtet, njerëzit do të bëjnë vetëm qejf.

Ajo ka thënë ndër të tjera se nkur te vije në pushtet, çdo grua do të marrë 100 mijë euro për një lindje.

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”, është shprehur Arjola Demiri duke qeshur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit