“Skuadra e Kënaqësisë” së Kim Jong-un, aty ku vajzat e virgjëra “argëtojnë” krertë e lartë të Koresë së Veriut

“Skuadra e Kënaqësisë” së Kim Jong-un, aty…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, bëri paraqitjen e tij të parë publike pas 20 ditësh, pas thashethemeve për shëndetin e tij. Shumë media aluduan mbi faktin se ai kishte ndërruar jetë nga koronavirusi dhe se pushteti i kishte kaluar motres se tij.

Kim Jong-un është plot mistere po ashtu edhe një traditë e vjetër e gjyshit të tij. Rreth 5 vjet më parë ai do të ringjallte një nga traditat më shokuese të regjimit të tij shkruan The Sun.

Ajo quhet “Skuadra e Kënaqësisë” dhe është krijuar me “vajza argëtuese sekrete seksi”. Kjo “Skuadër kënaqësie” argëton zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut.

Sipas së përditshmes britanike haremi përbëhet nga 2 000 vajzash thuhet se është krijuar për të kënduar dhe kërcyer për elitën e kombit por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në lojëra seksuale dhe orgji të ndryshme.

Shqetësuese është fakti se disa anëtare të “Skuadrës së Kënaqësisë” thuhet se janë në moshën 13-vjeçare, të marra direkt nga shkolla. “Vajzat duhet të bëjnë kontrolle mjekësore për të provuar se janë të virgjëra, përpara se të mund të bashkohen”, shkruan “The Sun”.

Në fund të viteve 70’, në kulmin e fuqisë së tij gjyshi i Kim Jong Un, Kim Il-sung dërgoi zyrtarët e tij për të mbledhur gratë dhe vajzat e reja më tërheqëse për të vepruar si këngëtare dhe kërcimtare por edhe për lojëra seksi.

Autoritetet në atë kohë u thonin prindërve të vajzave se atomerreshin me një mision të rëndësishëm për t’i shërbyer Kim Il-sung, dhe ata nuk kishin asnjë kundërshtim në të kundërt vriteshin. Vajzat më pas zhvendoseshin në pallatet e liderëve të partisë dhe pritej të bënin gjithçka që u thuhej.

Sol-ju është Zonja e Parë e tanishme e Koresë së Veriut dhe gruaja e Udhëheqësit Suprem të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Pak dihet për të nga burime zyrtare të Koresë së Veriut, por burime të jashtme kanë spekuluar më shumë rreth prejardhjes së saj. Ajo besohet se ka tre fëmijë, megjithëse kjo nuk dihet me siguri.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit