Ikja e artistit Arben Bajo/ Avokati Altin Goxhaj hedh hije dyshimi: A ndërroi jetë skulptori i madh nga mungesa e gjakut me antitrupa?

Ikja e artistit Arben Bajo/ Avokati Altin…

Pas ndarjes nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo, i cili u raportua se ndërroi jetë nga koronavirusi, kanë nisur shumë diskutime nëse artisti u la të vdiste apo jo.

I njohur për qëndrimet e tij kritike kundër qeverisë së Rilindjes, mbi pandeminë, Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar nëpërmjet një statusi, ku për këtë ngjarje fajëson Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Avokatit Goxhaj, skuptori i njohur nuk ka vdekur prej COVID-19, por nga mungesa e interesimit të mjekëve në QSUT për ta ndihmuar dhe për të siguruar një flakon gjak për të.

Ja statusi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj në Facebook:

“SKULPTORI I MADH SHQIPTAR ARBEN BAJO NDËRROI JETË NGA COVIDI APO NGA MUNGESA E GJAKUT ME ANTITRUPA NGA 3269 TË SHËRUAR?

KUSH DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI???

Përse nuk u krijua Bankë gjaku me antitrupa (Convalescent Plasma Covid19) me ndihmën e 3269 të shëruarve nga Covidi ndërkohë që ka 3 muaj që reklamohet në gjithë botën se gjaku me antitrupa ndihmon në shpëtimin e jetëve dhe po ashtu mjekë shqiptarë kanë 6 muaj që insistojnë ?

Sot mësuam lajmin e dhimbshëm se një ndër skulptorët më të mirë shqiptarë Arben Bajo, vëllai i mikes sonë të dashur Iris Bajo humbi jetën nga Covidi, por mund të kishte shpëtuar nëse do të kishte mundësi të merrte gjak të pasuruar me antitrupa nga ata që e kanë kaluar më parë Covidin ose siç e quhet ndryshe nga CDC “Convalescent Plasma Covid19”.

Irisi kërkoi në lot gjak me antitrupa sipas grupit të vëllait por në Spital nuk kishte asnjë pikë!

➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖

Çfarë është Convalescent Plasma Covid19?

Convalescent Plasma Covid19 është pjesa e lëngshme e gjakut që mblidhet nga pacientët që janë rikuperuar nga sëmundja e re koronavirus, COVID-19, e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2.

Pacientët me COVID-19 zhvillojnë antitrupa në gjak kundër virusit. Antitrupat janë proteina që mund të ndihmojnë në luftimin e infeksionit.

➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖➖

Lajmi bëhet më i tmerrshëm kur mendon se 3268 shqiptarëve të regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë si të shëruar nga Covidi nuk u është kërkuar të paktën minimumin e 0.1 litra gjak secili për të krijuar bankën e gjakut me antitrupa do të kishim të paktën 326 litra gjak me antitrupa të të gjitha grupevell!

Në Shqipëri ndodhet një Bankë Gjaku në të cilën janë investuar miliona euro edhe nga projektet ndërkombëtare dhe i ka kushtet 100%!

Ns do të ishte aplikuar kjo praktikë e propozuar nga mjekë shqiptarë si Dr. Renato Osmënaj (prej 4 muajsh) me insistim por edhe nga mjekë të njohur ndërkombëtarë, sa jetë do kishim shpëtuar?

Shtypi italianë jepte lajmet e suksesit me kurimin me antitrupa që në javën e parë të Majit!

Të paktën jetën e Artistit të Madh Shqiptar Arben Bajo po e po!

Në çdo vend të botës po depozitohet gjaku me antitrupa!

Ja psh faqjet zyrtare qeveritare të SHBA, BE dhe autoritete shkencore që organizojnë fushatat e dhurimit të gjakut me antitrupa:

https://www.cdc.gov/…/2019-ncov/com…/plasma-saves-lives.html

https://www.fda.gov/…/coronavirus-di…/donate-covid-19-plasma

https://www.nih.gov/…/nih-launches-clinical-trial-test-anti…

https://ec.europa.eu/commis…/presscorner/detail/…/ip_20_1435

https://www.livescience.com/convalescent-plasma-therapy-red…

https://www.redcrossblood.org/…/plasma-donations-from-recov…

https://www.corriere.it/…/coronavirus-de-donno-la-terapia-i…”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit