'S’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra', Rama nis fushatën e premtimeve me kuksianët

‘S’më kanë lënë gjë pa thënë nga…

Kryeministri Edi Rama, ka nisur nga e para fushatën e premtimeve me banorët e Kukësit, ku edhe një herë aeroporti, stadiumi dhe turizmi duket se janë kryefjala e rrenave kryeministrore.

Ai e ka nisur ditën e sotme me një seri fotosh të postuara në rrjetet sociale, teksa i ka uruar ndjekësve të tij në ‘Facebook’ një ditë të mbarë.

Rama ka shpërndarë dhe disa nga pamjet nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, i cili që në vitin e parë të mandatit të parë të qeverisë së Rilindjes, ishte një premtim i bujshëm.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë refrenin e zakonshëm duke thënë tha se, “për këtë projekt po vijon puna”, ndërsa shtoi se, vitin që vjen në këtë aeroport do të ulet avioni “Migjeni”.

Por nuk dihet se sa skicat 3D dhe projektet vizuale elektronike të kopjuara nga interneti të kryeministrit Rama, do të mashtrojnë edhe kësaj here kuksianët. Këta të fundit për dy mandate me radhë, nuk panë dhe prekën asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i Rilindjes, ndërkohë vetëm ajo që u bë fakt ishte trau i vënë për ta në Rrugën e Kombit.

Ja mesazhi i kryeministrit Rama, në profilin e tij në Facebook:

“MIRËMËNGJES ?

me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra?”

[ngg src=”galleries” ids=”17″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit