''S'meritojnë butësi''/ Burgim të përjetshëm shqiptarit dhe grekut që vranë studenten

”S’meritojnë butësi”/ Burgim të përjetshëm shqiptarit dhe…

Përdhunim, vrasje, fshehje provash, mospendim….Një pervesitet moral, e ka konsideruar prokurorja greke në gjyq, vrasjen makabre nga dy bashkëmoshatarët e saj, të studentes Eleni Topaludhi në Rodos.

Të premten, shqiptari Aleksandër Luca dhe bashkëpunëtori i tij grek Manolis Koukouras, dy të rinjtë që u gjetën fajtorë për përdhunimin në grup dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaludhi në Rodos në nëntor të vitit 2018, u dënuan me burg të përjetshëm dhe një shtesë prej 15 vjetësh secili. Aktvendimi ishte unanim.

Prokurorja Aristotelia Doga, më parë e kishte refuzuar propozimin e mbrojtjes për të marrë parasysh faktorë lehtësues dhe kërkoi të njëjtën dënim për dy të pandehurit: 23 vjeçarin grek dhe 21-vjeçarin shqiptar.

Duke vënë në dukje se të dy ata nuk kishin shprehur keqardhje për krimin e tyre dhe duke i akuzuar ata për “perversitet moral”, Doga tha se ata nuk meritonin asnjë butësi nga gjykata.

Trupi i Eleni Topaludhit u gjet në det nga rojet bregdetare. Gjykata dëgjoi se si të dy të rinjtë e joshën vajzën në një nga shtëpitë e tyre, ku e dhunuan dhe e rrahën para se ta hidhnin nga shkëmbi në det.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit