'S'mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, duhet qeveria kujdestare'

‘S’mund të ketë zgjedhje të lira me…

Partitë e vogla, jashtë dhe brenda parlamentit, i kanë intensifikuar përpjekjet për të përfshirë në reformën zgjedhore kërkesat e tyre, si uljen e pragut elektoral, listat e hapura apo ndalimi i financimeve të partive nga shteti.

Megjithatë, përpjekjet e tyre deri më tani nuk janë marrë parasysh. Për të folur më gjatë mbi kërkesat e partive të vogla dhe strategjinë që ato do të ndjekin në përmbushjen e tyre, studioja e “60 minuta” te TV Scan kishte ftuar kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Z.Mediu e ka hapur fjalën e tij duke shprehur se kërkesa kryesore e Partisë Republikane janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar një regjim antikushtetues.

Më tej, Z.Mediu ka theksuar se qeveria tranzitore është një kusht i panegociueshëm, dhe bashkë me partitë e vogla opozitare ka propozuar gjithashtu lista të hapura, duke nënvizuar propozimin e tij se Basha nuk duhet tërhiqet nga kërkesa për qeveri kujdestare.

“Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, ndaj një qeveri kujdestare është e domosdoshme dhe Basha nuk duhet të heqë dorë nga kjo” është shprehur Mediu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit