Socialistët e çojnë në tjetër nivel fushatën: Legalizimi i shtëpive merret te zyra e Vullnet Sinajt

Socialistët e çojnë në tjetër nivel fushatën:…

Socialistët po përpiqen me çdo mënyrë që të sigurojnë sa më shumë vota për zgjedhjet e 14 majit, jo duke bërë fushatë të ndershme por duke përdorur pushtetin. Pas rritjes së pagave, pensioneve dhe dhënies së bonuseve të ndryshëm, një muaj përpara zgjedhjeve, tashmë radhën e ka legalizimi i shtëpive. Prej vitesh shqiptarët jetojnë në një banesë por në letra nuk siguron e tyrja, kjo për faktin se procesi i legalizimit zgjat prej vitesh.

Mirëpo në fshatin Kudhë të Himarës, kësaj pritje të gjatë i është gjetur zgjidhja. Legalizimi i shtëpive të banimit nuk do të merret në Kadastër por në zyrën e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Institucioni i Kadastrës ka dalë jashtë loje në këtë fushatë zgjedhore dhe banorët e fshatit Kudhë kanë vetëm një mundësi për të marrë dokumentat e banesës, të kalojnë nga zyra e Sinajt.

Përmes një lajmërimi me shkrim dore të kryetarit të fshatit bëhet e ditur se zyra është e hapur dy ditë të javës, ndërsa për banorët që nuk ndodhen në fshat aplikimet do të bëhen në një fazë tjetër. Kryetari i fshatit lë në shkresë edhe numrin e telefonit për të dhënë sqarime. Legalizimi i pronave ka qenë gangrenë prej dekadash në Shqipëri dhe Edi Rama premtoi se do ta mbyllte këtë proces brenda mandatit të parë qeverisë 2013-2017, por edhe pas 6 vitesh shumë pasuri ende nuk janë legalizuar, duke u përdorur si oferta elektorale në këmbim të votave.

Të gjithë banorët e fshatit që duan të legalizojnë shtëpitë e banimit të paraqiten pranë zyrës së deputetit të Partisë Socialiste në Himarë z.Vullnet Sinaj për të bërë aplikimet. Ju njoftojmë se zyra është e hapur çdo ditë të hënë dhe të premte. Për banorët që nuk ndodhen këtu aplikimet do të bëhen në një fazë të dytë. Për sqarime të tjera kontaktoni në numrin e telefonit 0685038868. Kryesia e fshatit Kudhës” – njofton kryetari Agron Velço.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit