Socialistët i prishin qejfin Braçës, nuk i miratojnë propozimin për gratë me perioda

Socialistët i prishin qejfin Braçës, nuk i…

Propozimi i Erion Braçes për t’u njohur grave ditët e ciklit menstrual si ditë pushimi dhe të paguara nga shteti, nuk ka gjetur mbështetje në Komisionin e Ekonomisë. Socialistët janë shprehur kundër këtij propozimi duke argumentuar se duhet një paketë sociale më gjithëpërfshirëse. Madje as tvsh-ja nuk do hiqet për paketën higjenosanitare që Braçe propozoi për gratë. Socialistët i thanë Erion Braçes që nuk është momenti për një ndryshim të tillë në ligj, duke përfshirë vetëm një kategori të caktuar.

Në parim jemi dakord me mbështetjen e grave, jo vetëm për paketën  higjienike por edhe më shumë. Por në këtë moment, që ne kemi një qasje drejt eliminimin e përjashtimeve. Ta shqyrtojmë në një moment të dytë jo të lidhur tani me buxhetin. Fryma është që të mos japim më përjashtime kryesisht nga TVSH-ja” – tha ministri i Ekonomisë Ervin Mete.

Braçe nuk gjeti as mbështetje nga Gjylameti dhe Vullnet Sinaj. I zhgënjyer dhe i mërzitur me të tijët, Deputeti i PS-së tha se këtë nismë e zbatojnë 22 vende të BE-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit