Socialistët kanë mbushur çdo rrugë e qytet, KQZ nis hetim për posterat e Ramës

Socialistët kanë mbushur çdo rrugë e qytet,…

Socialistët premtuan se më shumë do të mbillnin pemë sesa do të përdornin daulle apo postera për fushatën elektorale. E siç pritej, edhe këtë herë pati një gënjeshtër në mes. Slogani i Ramës ka pushtuar çdo rrugë brenda qyteteve kryesore e madje edhe përgjatë autostradave të vendit. Nuk dihet se për çfarë posterash e kishin fjalët socialistët, por Shqipëria është mbushur brenda natës me posterat e Ramës.

Po ashtu Rama ka nisur të kërcej tallava në çdo takim elektoral duke ftuar në “valle” edhe gratë e burrat pjesëmarrës. Boksert e audios oshëtojnë në çdo vend që kryeministri planifikon një takim.

Vendosja e posterave është denoncuar nga përfaqësuesit e Metës dhe Berishës si një përdorim imazhi në mënyrë denigrues, me një gjuhë fyese e madje seksiste. KQZ mori përsipër të ketë nëj nisje hetimi ër mënyrën sesi socialistët po e përdorin imazhin e kundërshtarit në fushatën e tyre politike.

Ne kemi vendosur të hapim procedurën e administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga ana juaj por edhe të disa organizatave të shoqërisë civile se si nga pikëpamja vizuale në rrugët e qyteteve po e prezantojnë fushatën elektorale PS por edhe subjektet e tjera”, tha Ilirjan Celibashi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit