"Socialistët nisin blerjen e votave"/ Djemtë e kandidatit për Bashkinë e Hasit kapen me pako ushqimore

“Socialistët nisin blerjen e votave”/ Djemtë e…

Rreth 21 pako ushqimore janë marrë nga rezervat shtetërore të Bashkisë së Hasit për t’u përdorur për qëllime elektorale. Djemtë e kandidatit socialist Halit Mula janë pikasur së bashku me magazinierin e bashkisë duke ngarkuar pako ushqimore në një furgon. Ndonëse kandidati i socialistëve Halit Mula nuk ka të drejtë ligjore të përdori, apo shpërndajë këto rezerva ushqimore, djemtë e tij nuk kanë pyetur për ligj dhe kanë shfrytëzimin çdo mundësi.

Sipas denoncuesit Miftar Dauti, këto pako ushqimore kishin për qellim joshjen e familjeve të varfra e në nevojë për të siguruar vota elektorale. Ky nuk është rasti i vetëm kur socialistët janë kapur me “presh në duar”. Në zgjedhjet e vitit 2021, një furgon me ushqime u kap në Berat, teksa lista me emra zgjedhësish u pikasën në Dibër dhe Elbasan.

Duke pasur komoditetin e pushtetit dhe çelsat e çdo bashkie, socialistët duket se nuk kanë ndërmend të ndalen pa shfrytëzuar të gjitha resurset për të formalizuar blerjen e votave. Për këtë rast Prokuroria e Rrethit është duke kryer hetime, teksa janë shoqëruar në Komisariat djemtë e kandidatit socialist si dhe magazinieri i Bashkisë Has.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit