Socialisti i Divjakës hap thesin, 924 milionë lekë për rregullimin e pallateve ekzistuese

Socialisti i Divjakës hap thesin, 924 milionë…

Me të ardhur në krye të bashkisë së Divjakës nën logon e PS, skandalet e Josif Gorreas nuk kanë të sosur.

Pasi ofendoi qytetarët që i dhanë votën dhe i besuan për menaxhimin e mbetjeve, Gorrea nuk u kursye të jepte miliona lekë inceneratorin e Fierit, ndonëse ky fundit ishte nën hetim nga SPAK.

Por duket se pa u bërë një vit nga zgjedhja e tij në lrye të bashkisë, e cila ka një popullsi të vogël, Gorreas duket se i ka ëmbëlsuar pushteti dhe ka nisur të mësohet se si te përfitojë nga të mirat që i jep firma dhe vula e tij.

Së fundi, sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Bashkia e Divjakës ka dhënë një tender mjaft të dyshimtë për “Rikonstruksion i objekteve egzistuese, shtesë anësore dhe ndërtim palestre në shkollën e mesme të bashkuar Remas”.

Në pamje të parë, tenderi me numër reference REF-78565-08-29-2023, duket se është në rregull. Por dyshimet lindin tek mungesa e konkurrencës dhe vlera e lartë që është vendosur për këtë tender.

Fondi limit nga Josif Gorrea është vendosur 924 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Në garë morën pjesë 18 operatorë, por të gjithë u skualifikuan me justifikimin se nuk plotësoheshin dokumentet, duke lënë fitues vetëm kompaninë 2N, e cila ka ofruar 781 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Open Data ka ngritur flamurin e kuq për skualifikimin e të gjithë operatorëve, përveç fituesit, duke ngjallur dyshime të forta se ajo ka qenë e paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit