Sociologët flasin për vrasjen e të e 8 vjeçarit: Pasojë e dështimit të institucioneve shtetërore

Sociologët flasin për vrasjen e të e…

Sociologët shprehen se vrasja e 8 vjeçarit mund të ishte parandaluar nëse komuniteti do të kishte denoncuar, pas sinjaleve të herëpashershme të çrregullimeve në sjelljen e vrasësit Klodian Çalamëni.

“Institucionet e shtetit, sidomos ato që lidhen me sigurinë janë pothuajse minimale. Njerëzit e kanë humbur edhe sigurinë për t’u mbështetur tek njëri-tjetri, janë izoluar”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Avokati penalist, Genc Gjokutaj flet për ashpërsim të ndëshkimeve në kodin penal.

“Në raste të tilla të ashpërsohen dënimet, jo me dënime plotësuese, dëbimi nga ai vend”, thotë Gjokutaj.

Për Gjokutajn, puna e policisë është e dobët në parandalimin e ngjarjeve të rënda. Ai thekson se kontingjenti që janë përsëritës në krim duhet të jetë në vëmendje të institucioneve.

Të flasësh për shëndetin mendor vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare, por dhe kapacitet shtetërore për trajtimin e personave që vuajnë nga këto probleme, është i pamjaftueshëm.

“Dhe po rriten breza me shumë problematikë. Në një brez ku e sheh dhunën në përditshmëri, nga familja tek shkolla dhe në media, rriten gjasat që ata të kenë çrregullime mendore në të në ardhmen”, shprehet sociologia Marsi Simo.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka njoftuar hetimin ndaj policisë së Fierit për denoncimet e pretenduara për autorin para ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit