Sociologu shqiptar: Martesa nuk është vetëm për të bërë s*ks natë e ditë!

Sociologu shqiptar: Martesa nuk është vetëm për…

Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Shpesh në ditët e sotme, të rinjtë martohen në një moshë shumë të re, ndërsa kjo mund të sjellë edhe divorce.

Në lidhje me këtë temë, ka folur sociologu, Gëzim Tushi, i cili thotë se qytetarët shqiptarë nuk e kanë adaptuar ende kulturën e ndarjes, madje as kulturën e martesës.

Gëzim Tushi:

Ndarja është një proces që duhet administruar nga gratë dhe burrat. Dy trupa përveç se dashurisë nuk mund t’i mbajë asgjë të bashkuar.  Dhe nëse nuk ka më dashuri atëherë ndarja është zgjidhje, është shpëtim, është emancipim. Çështja është se ne duhet të kemi kulturën e ndarjes, ashtu siç duhet të kemi dhe kulturën e martesës. Një pjesë të rinjve martohen tepër shpejtë. Nuk mund të marrësh vendime ne periudhën e adoleshencës, sepse në atë periudhë të rinjtë kanë tundime të forta të seksualitetit. Kur shikon vetëm këtë anë dhe të duket që do martohesh  dhe do hysh në parajsën seksuale dhe do bësh seks natë e ditë. Këto janë utopira, që menjëherë sjellin zhgënjime. T’i mësojmë të rinjtë se nuk hymë në martesë për të bërë seks. Martesa është institucion, i cili e ka shumë të rëndësishëm seksualitetin. Ne divorcet i kemi të dhunshme, i kemi logori. Krijohet një gjendje e tmerrshme neverie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit