Sofia Richie bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Sofia Richie bëhet nënë për herë të…

Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge janë bërë prindër.

Sofia lindi një vajzë, të quajtur Eloise Samantha Grainge. Ajo zbuloi lajmin në Instagram përmes një fotoje bardh e zi, ku tregoi këmbët e vogla të vajzës, duke shkruar: “Eloise Samantha Grainge, dita më e bukur e jetës sime!.”

Rikujtojmë se Richie tha se ajo dhe bashkëshorti i saj Grainge u tronditën kur mësuan se do të kishin një vajzë.

“Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një tronditje e vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem një vajzë megjithëse dhe Elliot është shumë i emocionuar”, tha ajo më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit