Sokol Mjacaj: Nuk do e kryeja vrasjen, nëse nuk do ta dija se do futesha në regjimin 41 bis

Sokol Mjacaj: Nuk do e kryeja vrasjen,…

Rreth orës 13: 52 minuta të 15 dhjetorit 2023 në ambientet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, Sokol Mjacaj doli nga qelia e tij dhe iu afrua dritares së qelisë së Arben Lleshit dhe pasi e thirri në emër e qëlloi. Arben Lleshi mbeti i vdekur në vend pasi mori dy plumba nga Sokol Mjacaj.

Në dëshminë e dhënë pas ngjarjes, autori Mjacaj deklaroi se kishte 20 ditë që e kishte pistoletën, madje lëvizte lirshëm nëpër ambientet e burgut. Sokol Mjacaj, 28-vjeçari i dënuar përjetë për vrasjen e 2 turistëve çek në zonën e Dukagjinit në vitin 2015, ka dhënë përsëri dëshmi për ngjarjen. Ai ka deklaruar se nëse nuk do ta merrte vesh që do të izolohej në 41 biss, nuk do ta kryente krimin në fjalë.

“Sokol Mjacaj i ka thënë zyrtarëve të grupi hetimor kur e kanë marrë në pyetje, nëse unë nuk do të merrja vesh se isha vendosur të futesha në 41 bis, nuk do ta kryeja këtë veprim sot. Ia ka thënë zyrtarëve të lartë këtë gjë është në dokumenta”, tha gazetari Aldo Kozarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit