Sokol Topçiu, me 2 dosje në SPAK për 3.5 milionë Euro ilaçe me tendera fals; MB i jep edhe 250 mijë Euro për maska

Sokol Topçiu, me 2 dosje në SPAK…

Prej 10 ditësh, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu, pronari i firmës “Farma Net Albania”, Sokol Topçiu (Anila Topçiu), është marrë nën hetim nga SPAK, me akuzën “Veprime shtetërore të fshehta, kryer me falsifikim dokumentacioni e pa garë, në tenderët e blerjes së materialeve mjekësore për emergjencën “Covid-19”.

Sipas ligjit për prokurimet, personat ose subjektet biznese, që janë nën hetim penal në proces; ndalohen të marrin pjesë në procedura tenderuese, ose të përfitojnë kontrata me fondet publike”; madje sipas ligjit “Anti-KÇK”, duhet t’u çohet zarfi i OFL.

Mirëpo ky ligj, nuk përfillet nga shefat e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (Drejtoria e Tenderëve të Shqipërisë), që është nën komandën e ministrit Lleshaj; ndërsa drejtor është Plarent Ndreca, sekretar i kësaj ministrie, me 3 dosje penale korrupsioni në prokurori.

Katër ditë më parë, kjo agjenci i ka dhënë një tender Sokol Topçiut, bosit të firmës “Farma Net Albania”, që është nën hetim për falsifikim dosjesh e çmimesh tenderuese; me vlerë 3.5 milionë Euro materiale mjekësore, kryer në bashkëpunim me ministren Manastirliu.

Tenderi është me vlerë kontrate 26 milionë, 244 mijë e 320 lekë të reja pa TVSH; me objekt blerje maskash e termometra personal, për mbrojtje nga epidemia.

Sipas kontratës të lidhur brenda ditës së tenderit më 14 maj; këto materiale mjekësore, duheshin dorëzuar në datën 17 maj, ora 16.00 në “dorë” të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (Ministria e Brendshme) si autoriteti kontrator.

Mirëpo pazarxhiu Sokol Topçiu, nuk i ka dorëzuar akoma, ndërkohë që Plarent Ndreca i ministrisë së Brendshme, i ka plotësuar letrat, sikur materialet janë dorëzuar qysh më 15 maj 2020.

Ministri Lleshaj, mund (duhet) ta verfikojë këtë rast shkelje ligji në favor të firmës “Farma Net Albania” me pronar Sokol Topçiu person nën hetim për falsifikim procedurash e çmimesh; natyrisht nëse e lejon “babloku i Surrelit”, që është edhe “miku” i Anila Topçiut.

/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit