Sondazhi 24h i JOQ ALBANIA/ 65% e votuesve nxjerrin fituese Partinë Demokratike!

Sondazhi 24h i JOQ ALBANIA/ 65% e…

Në sondazhin parazgjedhor të zhvilluar nga JOQ Albania, për një rezultat prej 24 orësh para se të mbaheshin zgjedhjet e 25 Prillit, kanë votuar në Instagram një numër i madh shqiptarësh. Në sondazh morën pjesë 78,298 persona, ku 27,629 persona kanë votuar për PS dhe 50,669 për PD. Në përqindje kjo përkthehet në 35% të votuesve do shprehin ditën e sotme preferencën e tyre për Partinë Socialiste në kutitë e votimit, ndërsa 65% e atyre që kanë marrë pjesë në sondazh do të votojnë Partinë Demokratike.

Dita e sotme, ka vijuar normalisht me një pjesëmarrje masive deri më tani të qytetarëve shqiptarë në qendrat e votimit, teksa është regjistruar vetëm një incident i rëndë në Maliq, ku një vëzhgues ka goditur me karrige në kokë një çift votuesish, për motive banale.

JOQ NË INSTAGRAM

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit