SONDAZHI/ 89.5% e qytetarëve: Duke parë vuajtjet në Kakavijë, ky shtet ka marrë fund

SONDAZHI/ 89.5% e qytetarëve: Duke parë vuajtjet…

Gjendja e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës la pa fjalë mbarë vendin dhe shtetin fqinj Greqinë.

Shqiptarët krijuan radhë kilometrike me automjetet e tyre për ditë dhe netë me radhë në pritje të kalimit të kufirit ndërsa mungesa e sporteleve nga pala greke bëri që situata të agravohej me qytetarë, gra, të moshuar e fëmijë që pritën në mjetet e tyre pa ushqim, pa ujë, pa asnjë kusht higjeno-sanitar dhe çfarë është edhe më e rëndë u braktisën plotësisht nga shteti e qeveria.

Ndërsa kryeministri Rama është sjellë sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke vijuar me postimet e zakoshme në rrjetet sociale për arritjet e qeverisë së tij.

Ndërsa gjendja në Kakavijë u bë vatër korrupsioni ku njerëzit denoncuan se edhe ambulancat dhe punonjës policie kalonin qytetarët pa radhë në doganë kundrejt pagesës.

Kujtojmë se një 10-vjeçar nga Lezha ndërroi jetë tragjikisht mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një ambulancë që lëvizte me shpejtësi skëterrë në mes të njerëzve.

Lidhur me situatën JOQ Albania ka hartuar një pyetësor drejtuar shqiptarëve ku pyet nëse mendojnë se ky shtet ka marrë fund pas vuajtjeve apokaliptike të qytetarëve që të gjithë kemi parë kudo në këto ditë.

Pyetja e shtruar ishte:

Duke parë vuajtjet apokaliptike të mijëra qytetarëve në Kakavijë, a mendoni se ky shtet ka marrë fund?

Duke u referuar në votimin e qytetarëve në Instagram dhe Facebook rezulton se 89.5% e votuesve mendojnë se ky shtet ka marrë fund duke u bazuar në pamjet e vuajtjeve të qytetarëve në pikën kufitare të Kakavijës.

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit