
Shqipëria rrezikon të kthehet në një vend të braktisur nga të gjithë. Në një sondazh të publikuar së fundmi më shumë se 54% e shqiptarëve e shohin veten larg vendit të tyre.
Sondazhi i kryer nga Instituti për Studime Ndërkombëtare në Shqipëri (AIIS) në muajin prill të këtij viti, dhe kanë marrë pjesë 1200 persona, 70% e të intervistuarve, shprehin dëshirën për t’u larguar nga vendi.
“70% e të intervistuarve kanë deklaruar se do emigronin nga Shqipëria nëse do e kishin mundësinë, teksa 28% e tyre kanë menduar ta lënë përgjithmonë vendin”, thuhet në sondazh.
Ndërsa që ajo që e bën më shqetësuese situatën, është numri i lartë i shqiptarëve që duan të largohen brenda vitit.
“19% e atyre që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar kanë shumë gjasa të largohen realisht brenda 12 muajve”, tregojnë ekspertët që kanë kryer sondazhin.
Papunësia, korrupsioni, keqqeverisja dhe mungesën e mundësive në vend janë arsyet që i çojnë shqiptarët që të braktisin vendin e tyre.
Po ashtu 58% e pyeturve janë të mendimit se e ardhmja e Shqipërisë po shkon në drejtim të gabuar.
Ndërsa propaganda qeveritare flet lër ndryshime të mëdha në jetën e qytetarëve, shumica e shqiptarëve shohin si mundësi më të mirë për veten e tyre emigrimin.
Në një vend i cili është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave, dhe pabarazia thellohet çdo ditë, po i çon shqiptarët drejt braktisjes së vendit të tyre.