Sondazhi i fundit: Gjermanët nuk duan të takohen më me familjarët prej COVID-19

Sondazhi i fundit: Gjermanët nuk duan të…

Njerëzit në shtetin gjerman të Hessenit janë aq të frikësuar nga Covid-19 sa që shumë prej tyre nuk kanë ndërmend t’u rikthehen përqafimeve apo takimeve të afërta me njerëzit edhe pasi pandemia të përfundojë.

Pothuajse një e treta e njerëzve të anketuar nga kompania AOK Hessen thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë larg përqafimit të njereëzve më të afërt, raportoi media Hessenschau të mërkurën. Sondazhi tregoi se 39% e hesianëve presin të heqin dorë përfundimisht nga shtrëngimi i duarve me këdo, dhe 64% nuk ​​do të shtrëngojnë më duart me të huajt.

Sondazhi përshkruan një pamje të zymtë të efekteve të qëndrueshme të Covid-19 në ndërveprimin njerëzor. Gati një e katërta e gjermanëve të anketuar, ose 23%, thanë se nuk duan të ftojnë vizitorë në shtëpitë e tyre në jetën pas pandemisë.

Kompania AOK bëri me dije gjithashtu se 46% e 1000 të anketuarve të sondazhit nuk do të shkojnë më në koncerte, filma apo ngjarje të tjera të mëdha festive. Dhe 40% thanë se synojnë të mbajnë maska ​​​​kirurgjikale në disa situata,  si kur janë duke hipur në autobus ose duke bërë blerje në një supermarket.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit