Sondazhi i 'JOQ-Albania': Shqiptarët mendojnë se qeveria 'Rama' mund t'i vrasë. Avokati Goxhaj: Pas rrënimit vjen...

Sondazhi i ‘JOQ-Albania’: Shqiptarët mendojnë se qeveria…

Sondazhi i fundit bërë në portalin tashmë kombëtar “JOQ-Albania”, ka tronditur gjithë opinionin publik për pjesëmarrjen por dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë të përfshirë në të.

Në këtë sondazh ku morën pjesë rreth 45 mijë persona në 24 orë, rezultati që ata shprehën në lidhje me refuzimin që i bëjnë mënyrës se si mund të vaksinohen nga qeveria “Rama” është për t’u çuditur.

Plot 85% e pjesëmarrësve në sondazh kanë refuzuar shtrëngimin për të bërë me detyrim vaksinimin për Koronavirusin, ndërkohë që vetëm 15% e njerëzve kanë pranuar bërjen e vaksinës.

Për këtë sondazh ka reaguar edhe avokati i njohur, Altin Goxhaj, përfaqësues i “Lëvizjes Për Shqipërinë”, i cili me anë të një postimi në “Facebook”, u ka dhënë të drejtë qytetarëve që kanë votuar kundër vaksinimit.

Sipas Avokatit Goxhaj, qeveria e Ramës “kërkon t’i vrasë shqiptarët dhe pas rrënimit dhe shpopullimit vetëm një gjë e tillë do të mbetet pa u bërë”.

Avokati citon edhe deklaratat kërcënuese e të përsëritura shpesh nga kryeministri Rama, i cili theksonte se, do të heqë dorë nga izolimi dhe karantinimi i shqiptarëve kur OBSH të nxjerrë vaksinën anti-koronavirus.

Sipas Avokatit Goxhaj, ky perceptim publik tregon se jemi në luftë jo me virusin, por me qeverinë.

Edhe një herë Avokati Goxhaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet më 25 qershor para Parlamentit, kundër ndalimit të votimit për zgjatjen e masave represive anti-koronavirus, shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë.

Ja statusi i plotë në Facebook i Avokatit Altin Goxhaj:

“SHQIPTARËT BESOJNË SE QEVERIA E EDI RAMËS KËRKON TI VRASË!!!

DHE KANË TË DREJTË 100% SPS PAS RRËNIMIT DHE SHPOPULLIMIT VEÇ KJO KA MBET PA BËRË!

Vetëm në ditën e parë të sondazhit të Portalit të vetëm që ka mundësi si teknike dhe të besueshme të bëjë sondazhe online në rrjetet sociale, @JOQ Albania, (sondazh që do të zgjasë 1 javë d.m.th., ka edhe 6 ditë kohë për të votuar) kanë votuar brenda 24 orësh mbi 45 mijë vetë në masën 85% kundër vaksinimit të mundshëm ns kjo vaksinë do të shpikej dhe Qeveria do të kërkonte tua bënte shqiptarëve!!!

Kjo lidhet ngushtë me kërcënimin e Ramës i cili ka deklaruar se do të heqë dorë nga Izolimi dhe karantinimi i shqiptarëve veç kur tu bëjë të gjithëve vaksinën e OBSH të Kinës dhe Bill Gates!!!

Ky perceptim publik tregon se jemi në luftë për jetë e vdekje jo me virusin por me Qeverinë!!!

Brenda 24 orësh shqiptarët panë se si Qeveria përcakton me emër dhe mbiemër se cili kundërshtar apo akuzues politik do të tamponohet dhe para se ti bëhet tamponi përcaktohet që është i infektuar me Covid! Tashmë Qeveria ka avancuar! Për të zgjatur Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore në mënyrë që të zgjasë masat ndëshkuese dhe frikësuese ndaj qytetarëve dhe ekonomisë në agoni të plotë, Qeveria ka përmbytur opinionin publik me anë të mediave që komandohen nga Endri Fuga të gjoja një vale në rritje dhe këtë e plotëson duke shpikur VIP-a të infektuar ndërkohë kështu si rastësisht shumica dërrmuese janë administratë spitalore dhe shtetërore! Tashmë jemi në fazën që u duhet të vdekur dhe çdo i sëmurë në prag të vdekjes me sëmundje të tjera etiketohet si i sëmurë me Covid! Por kjo është edhe një armë vrasëse!

Ndaj qytetarë, kujdes! Këshillë për ata që e duan jetën:

Ns Rama ju dërgon gjoja personel mjekësor apo shtetëror (refuzoni telefonatat) për t’ju bërë teste covidi kërkojini të identifikohen & fotografojini duke ua bërë të qartë që i dyshoni për vrasje!

Por mos harroni!

Të Enjten, në dt 25 Qershor 10:00 duhet të themi të gjithë para Parlamentit për të ndaluar votimin e zgjatjes së masave Diktatoriale dhe Rrënuese që synojnë Zgjatjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore që të falimentojnë edhe atë biznes turistik dhe jo turistik që ka mbetur pa falimentuar në kuadër të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!”/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit