Sondazhi/ Më shumë se 1 milionë duhanpirës kanë lënë duhanin gjatë pandemisë

Sondazhi/ Më shumë se 1 milionë duhanpirës…

Sipas një sondazhi të ri më shumë se një milion duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar kanë lënë duhanin gjatë mbylljes për shkak ktë pandemisë Covid-19.

Sondazhi, i cili u krye nga ‘Aksioni për pirjen e duhanit dhe shëndetin’, zbuloi se 7.6 % e 10,000 njerëzve të anketuar, kishin ndaluar pirjen e duhanit midis muajve prill dhe qershor.

Gjithashtu më shumë se 40 % e të anketuarve thanë se ata do ta lënë duhanin si rezultat i pandemisë.

17 % e njerëzve të moshës midis 17 dhe 29 vjeç, kanë ndaluar pirjen e duhanit gjatë pandemisë dhe në vazhdim.

Kjo analizë erdhi nga një studim i 10,251 personave të kryer nga YouGov dhe mati përgjigjet midis 15 prillit, kulmi i shpërthimit, deri në 20 qershor.

Burimi: Lad Bible | Përshati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit