Sondazhi në 'Gazeta Atdheu'/ Qytetarët mendojnë se Erion Veliaj është një mashtrues i madh... edhe për koronavirusin

Sondazhi në ‘Gazeta Atdheu’/ Qytetarët mendojnë se…

Erion Veliaj është një ultra-mashtrues dhe asgjë më tepër…

Jo vetëm qytetarët e Tiranës që e njohin tashmë, por edhe ata të Shqipërisë, janë të mendimit se kryetari i Bashkisë së Tiranës është vetëm një mashtrues që gënjen për çdo gjë.

Këtë e tregon edhe sondazhi më i fundit i organizuar nga “Gazetaatdheu.com” në Facebook, ku qytetarët e Atdheut tonë janë shprehur lirshëm dhe të pa manipuluar.

Sipas sondazhit të publikuar në Facebook, me pyetjen “A besoni se Erion Veliaj është sëmurë vërtetë me COVID-19?”, në të cilin morën pjesë 5200 votues, plot 83% e tyre kanë votuar alternativën e përgjigjes “Jo, mashtrimi i radhës”.

Ndërkohë vetëm 17% e votuesve kanë votuar në alternativën e përgjigjes “Po”, në favor të kryebashkiakut të Tiranës.

Ky sondazh tregon edhe një herë mjaft qartë se sa e besojnë dhe simpatizojnë Veliajn apo “Zdromsin” qytetarët.

Diskreditimin e tij e kanë shtuar edhe më shumë edhe dështimet e në pas njëshme në administrimin e kryeqytetit.

Por përveç mashtrimeve të maskuara bukur nga agjit-propi i Bashkisë Tiranë, më skandaloze janë edhe abuzimet me fondet publike, taksat e larta dhe gjobat e pafundme.

Të gjitha këto të çojnë në një përfundim, se njeriu që vodhi mandatin e dytë në krye të bashkisë së Tiranës me votat e pakicës së pakicës, por edhe me përkrahjen e heshtur të demokratëve të Bashës, nuk duhet të ishte në këtë detyrë!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit