Sondazhi në JOQ-Albania për klasën politike, reagon Avokati Goxhaj: Ja pse duhet shporur kjo kastë  

Sondazhi në JOQ-Albania për klasën politike, reagon…

Shqiptarët e kanë shprehur sot qartë dhe pastër se nuk kanë më besim te klasa aktuale politike shqiptare dhe sidomos te aktorët kryesorë, Rama dhe Basha. Pas një sondazhi me një pjesmarrje masive, organizuar nga portali më i madh shqiptar “JOQ-Albania”, mbi besimin që ka populli te klasa politike shqiptare, reagimi ka qenë vërtetë tronditës.

Në sondazh ku morrën pjesë dhe votuan 20 mijë persona, klasa politike aktuale del se është më e urryera nga shqiptarët, kjo pasi plot 94% e votuesve në sondazh kanë shprehur rrefuzimin e tyre për politikanët aktual.

Ndërkohë vetëm 6% e shqiptarëve janë shprehur pro kësaj klase politike, e cila po drejton Atdheun tonë prej 30 vitesh, duke bërë alternime të pushtetit sa majtas-djathtas.

Pas publikimit të shifrave të këtij sondazhi nga “JOQ-Albania”, ka ardhur menjëherë edhe reagimi publik i Avokatit Altin Goxhaj, drejtuesit të “Lëvizjes Për Shqipërinë”.

Ai ka deklaruar se, platforma mediatike “JOQ-Albania”, është bërë aktualisht tribuna e mendimit të lirë dhe të pamanipuluar të popullit shqiptar, Brenda dhe jashtë vendit, si dhe një zë masiv i së vërtetës me mbi 2 milionë vizitoë në ditë.

Goxhaj nëpërmjet një statusi-analizë në rrjetet sociale, ku ndiqet nga dhjetëra mijera shqiptar, ka bërrë thirrje që populli të nis nga lëvizja për të shporrur sa më parë këtë klasë politike.

Ja statusi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj në rrjetet sociale:

 

“Sondazhi te @JOQ Albania me mbi 20 mijë vetë tregon të vërtetën e padiskutueshme që 94% e shqiptarëve nuk besojnë te kjo Klasë Politike!

Duke marrë në konsideratë me garanci të plotë profesionale që JOQ Albania është mjedisi më i përshtatshëm online për të bërë sondazhe pasi ajo ka mbi 2 milionë shqiptare nga të gjithë bindjet politike dhe jo politike, ky sondazh është i padiskutueshëm si objektiv dhe i vërtetë!

E kuptoni se pse duhet të futemi në Zgjedhje me alternativën tonë kundër kësaj klase të qelbur politike nën urdhërat e Soros e cila po ekzekuton Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët dhe RiPopullimin e saj me arabë, afrikanë, aziatikë dhe copëtimin e trojeve tona! Ndaj bashkarisht PS-PD-LSI duan të zgjasin në Parlament PLANdeminë në 25 Qershor deri në 22 Shtator 2020 në mënyrë që ta mbyllin Shqipërinë në PLANdeminë 2 nga Tetori 2020 deri në Zgjedhjet 2021!!!

Na ndiqni nesër në Fax News TV në 16:30 se çfarë duhet të bëjmë që të shpëtojmë Shqipërinë dhe veten tonë nga kjo Klikë AntiShqiptare që quhet KLASA POLIITKE E SOROS!!!”

 /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit