Sondazhi/ Shqiptarët të 'lodhur' nga dasmat e shtrenjta. Miratojnë bllokimin e ceremonive martesore nga qeveria?

Sondazhi/ Shqiptarët të ‘lodhur’ nga dasmat e…

Janë të shumtë ata që duan të martohen dhe po aq të shumtë janë ata që po sakrifikojnë për një dasmë në këto kohë “kolere”, kur qeveria ka shpallur si të paligjshme mbajtjen e çdo ceremonie.

Megjithatë shumë shqiptar jo vetëm janë martuar, por ka pasur edhe nga ata që kanë zhvilluar ceremoni martesore si në një kohë normale.

Por në këtë kohë nuk kanë munguar as gjobat dhe as presioni me polici për lokalet që zhvillonin dasma dhe bankete të ndryshme.

Ky debat futi në konflikt politik edhe dy personazhe të Rilindjes, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi dhe kryebashkiakun e Lezhës, ish-policin, Pjerin Ndreu.

Ky i fundit iu bashkua shumë bizneseve të zonës së tij që kërkonin lejimin e zhvillimit të ceremonive martesore.

Por ja që shumë qytetarë nuk ndajnë të njëjtin mendim me Pjerin Ndreun dhe me ata që kërkojnë të bëjnë dasma.

Kjo të paktën në rrjetet sociale, ku është e vështirë ta përcaktosh trendin real.

Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit që ka zhvilluar “Gazetaatdheu.com” në profilin e saj të Facebook, çuditërisht pjesa më e madhe e votuesve ose vetëm 2% më shumë, e cilësojnë si “të drejtë” vendimin e qeverisë për të bllokuar ceremonitë e ndryshme.

Kjo si një masë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.  

Pyetjes së sondazhit: “Si ju duket vendimi i qeverisë ‘Rama’ për të mos lejuar dasmat, si masë mbrojtëse kundër COVID-19?”, i janë përgjigjur 1100 votues.

Plot 51% e votuesve i janë përgjigjur opsionit “e drejtë”.

Ndërkohë, pjesa tjetër ose rreth 49%, i janë përgjigjur kësaj pyetje me opsionin e “e gabuar”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit