SONDAZHI/ Shumica dërrmuese e qytetarëve besojnë se Veliaj ka qenë me pushime, jo në karantinë!

SONDAZHI/ Shumica dërrmuese e qytetarëve besojnë se…

Një sondazh i publikuar nga portali “JOQ ALBANIA” ka treguar se shumica e qytetarëve besojnë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë në plazh dhe jo në karantinë.

Fotoja e Veliajt, ngjyrë çokollatë, pasi ai njoftoi shërimin nga koronavirusi bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Shumë qytetarë kanë shpërthyer në reagime, duke e akuzuar Veliajn se ai nuk ka qenë në karantinë por duke shijuar pushimet. Gjithashtu nuk mungoi edhe krahasimi i Veliajt me dy mjekë kinezë, të cilët u nxinë pas infektimit me koronavirus.

Lidhur me këtë pamje të re që mori nga koronavirusi, Veliaj u shpreh se ka ndenjur shumë në ballkon, të cilin mesa duket e paska pa tendë, duke e bërë që dielli t’i bjerë direkt në fytyrë.

Megjithatë, u pa që askush nuk e besoi edhe pse u trumpetua nga disa media që i shërbejnë verbërisht. Lidhur me “karantinën” e Lali Lekut, JOQ ALBANIA, krijoi një sondazh. Sondazhi shtronte pyetjen: Ku mendoni se ka qenë Erion Veliaj këto ditë?

Rezultai: 85% e votuesve mendojnë se “Lali” ka qenë me pushime dhe jo në shtëpi i izoluar prej koronavirusit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit