Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve: Situata në vend po shkon shumë keq

Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve: Situata në vend…

60.2% e shqiptarëve mendojnë se situata në vend është shumë e keqe. Kjo përqindje e qytetarëve janë pesimistë mbi situatën e përgjithshme.

Rezultatet e Barometrit tregojnë se vetëm 9.5% e shqiptarëve që i janë përgjigjur sondazhit, mendojnë se situate në vend është shumë mirë.

30.1% janë shprehur të pavendosur as mirë as keq, ndërsa 0.2% nuk i janë përgjigjur pyetjeve.

Të pyetur për aspektin ekonomik, 69.3%  e kanë vlerësuar negativisht ecurinë, ndërsa vetëm 6.2% mendojnë se vendi ekonomikisht është në rrugën e duhur.

Bazuar në përgjigjet e tyre, problematikat kryesore në vend janë: ekonomia me 84.7%, emigrimi me 67%, niveli i lartë i kriminalitetit në vend dhe korrupsioni për të cilën kanë votuar 41.2 % dhe shëndetësia me 27.8%.

Sondazhi është realizuar për periudhën 9-21 shtator 2022.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit