Sot 25 vite nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi

Sot 25 vite nga fillimi i bombardimeve…

Sot janë mbushur plot 25 vjet që kur forcat e NATO-s nisën një sulm ajror ndaj Serbisë, e cila asokohe ishte në luftë për të pushtuar territorin e Kosovës.

Në orët e pasdites së 24 marsit 1999, filluan bombardimet ndaj ish-federatës Jugosllave, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi dhe që president kishte Sllobodan Millosheviçin. Këto sulme erdhën pas përpjekjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit në rrugë politike.

Kur këto përpjekje dështuan, forcat e NATO-s pas një urdhri të dhënë nga presidenti i ShBA-ve Bill Clinton, nisën fushatën e bombardimeve që do të zgjaste për 78 ditë dhe do të ndërpritej me 10 qershor 1999. Sipas një fjalimi që Clinton do të mbante në atë kohë, kjo ishte mënyra e vetme për përfundimin e luftës në Kosovë dhe ndalimin e vrasjes së civilëve.

Kundërsulmet e organizatës NATO bënë që forcat pushtuese të mposhten dhe të pranojnë humbjen, e në datën 11 qershor 1999 të fillojnë të lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike pasi solli kapitullimin e Millosheviçit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit