Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare ku gratë festojnë dhe protestojnë

Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare ku gratë…

8 Marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo datë simbolike vjen si një kujtesë për rrugëtimin e grave për të përmirësuar jetën dhe botën. Dita Ndërkombëtare e Gruas është festuar për më shumë se një shekull, ndërsa rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.

Çdo gjë nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e New York duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Në Gusht të vitit 1910, në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave, të mbajtur në Kopenhagë në Danimarkë ishte propozuar që të ketë një ditë ndërkombëtare të gruas.

Për herë të parë 8 Marsi u organizua në 1911 nga Clara Zetkin, një teoriciene gjermane marksiste, e cila ishte pjesë e lëvizjes punëtore dhe të grave. Pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë në New York, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, 8 Marsi shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit