Mëngjesin pas sulmeve të 11 shtatorit, mijëra iranianë u mblodhën në rrugët e kryeqytetit, Teheran, për të zhvilluar një vigjilje me qirinj në nderim të viktimave. Sipas dëshmitarëve, tubimi me qirinj shtrihej për disa kilometra.
Në stadiumin më të madh të futbollit në Teheran, një turmë prej 60 mijë personash mbajti një minutë heshtje dhe recitoi lutje për të vrarët, përpara fillimit të ndeshjes së Iranit për kualifikimet e Kupës së Botës.
Po atë ditë, presidenti i atëhershëm i Iranit, Mohammad Khatami, deklaroi:
“Në emër të popullit iranian dhe Republikës Islamike të Iranit, unë dënoj këtë akt terrorist, i cili çoi në vrasjen e njerëzve të pambrojtur, dhe shpreh pikëllimin dhe simpatinë time më të thellë ndaj popullit amerikan.”
Edhe Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, komentoi sulmin:
“Islami dënon masakrën e njerëzve të pambrojtur, qofshin ata myslimanë, të krishterë apo të tjerë, kudo dhe me çdo mjet. Megjithatë, ky akt nuk duhet të përdoret si një pretekst për të kryer ndonjë sulm ndaj Afganistanit, i cili do të çojë në një tjetër tragjedi njerëzore.”