Sot del në gjyq i dyshuari për terrorizëm nga Taxhikistani që u kap në Tiranë

Sot del në gjyq i dyshuari për…

Sot do të dalë para gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë, i akuzuari për terrorizëm në Gjermani, shtetasi nga Taxhikistani, Komrom Zukhurov. Prite që Prokuroria e Tiranaës të kërkojë ‘arrest me burg”. Avokati i 24-vjeçarit është ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani. Komrom Zukhurov me origjinë nga Taxhikistani, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës nga policia, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Tiranë.

Ndërkohë arrestimi i tij është cilësuar si i ligjshëm për shkak se kishte një urdhër ndalimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli për shkak se ai kërkohet nga Gjermania.

Komron Zukhurov i datëlindjes 26..09,1996 lindur në Dushambe Taxhikistan dhe banues në qytetin Sino Maykovskogo akuzohet për nga Gjermania për  ‘Pjesëmarrje në organizatë të huaj terroriste njëkohësisht edhe e cilësuar në Shqipëri  si ‘Organizatë terroriste’.

Arrestimi i tij është kryer pas ky person nga verifikimet e kryera rezulton se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata Federale në Karlsruhe në Gjermani  më datë 21.02.2020 ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. 24-vjeçari njihen ndryshe edhe me dy emra të tjerë, alias Bruggemann Komron, alias Komron Zuhurov.

Burggeman ka marrë pjesë si luftëtar i huaj terrorist në organizatën e ISIS në këtë mënyrë:  Bashkë me persona të tjerë që janë Karachibekov, Gulunov Boboev, Karimov dhe Laigjon, shtetasi nga Taxhikistani të frymëzuar nga fryma e besimit radikalist fonimentaliste të cilën gjatë gjithë kohës e ka vënë në dukje dhe duke e shpërndarë në mënyra të ndryshme.

Ata kanë krijuar një celulë në Gjermani me qëllim që të kryenin ‘Jihad’ në emër të ISIS duke kryer sulme me armë kundër ‘Jo besimtarëve” Gjermanë si dhe sulme të tjera brenda dhe jashtë kufijve të Gjermanisë apo në Taxhakistan duke përdorur armë luftarake dhe eksploziv .

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit