4 Marsi shënon “Ditën Botërore të Obezitetit”, një ditë që më shumë se sa një “festë” shërben si një mundësi për të inkurajuar njerëzit që të njohin më mirë shkaqet dhe pasojat e sëmundjes në organizëm.
Sipas të dhënave që nga viti 2021, gati gjysma e popullsisë së rritur globale, me 1 miliardë burra dhe 1.11 miliardë gra mbi moshën 25-vjeçare ishin mbipeshë ose vuanin nga obeziteti.
Me gjasë ky fenomen do të vijë me rritje gjatë viteve të ardhshme. Sipas një studimi të publikuar ditën e djeshme nga intervista mjekësore “The Lancet” i cili analizon të dhënat e më shumë se 200 vendeve, në shumë se gjysma e të rriturve dhe një e treta e fëmijëve, adoleshentëve e të rinjve, pritet të jenë mbipeshë në vitin 2050.
Analizat e studimit zbuluan se 57.4 % e burrave dhe 60.3% e grave të botës, rrezikojnë të përfshihen nga obeziteti.
Gjithashtu, parashikohet që Kina, India dhe ShBA-ja të kenë numrin më të madh të personave me mbipeshë ose obezitet deri në vitin 2050.