Sot “Dita e Mësuesit”, Romeo Veshaj i bën dedikimin emocionues Agron Llakajt

Sot “Dita e Mësuesit”, Romeo Veshaj i…

Hapat e para drejt suksesit, vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj i patën në spektaklin e humorit “Al pazar”. Një ndër mbështetësit më të mëdhenj në rrugëtimin e tyre artistik ishte padyshim Agron Llakaj. Ndonëse pas largimit nga spektakli, u përfol për një krisje të raportit mes tyre, duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe këtë e ka bërë me dije vetë Romeo me postimin që ka bërë.

Aktori i humorit ka vendosur t’i shprehë mirënjohjen Llakajt me 7 Mars për mbështetjen që iu ka dhënë, duke e cilësuar si mësuesin e tyre. “Gëzuar 7 Marsin mësues! Je njeriu i palodhur që na bëre këta që jemi sot! Faleminderit për gjithçka na ke dhënë! Të duam shumë.”, ka shkruar Romeo.

Krahas karrierës së suksesshme, dy vëllezërit binjakë janë komentuar gjerë e gjatë dhe për jetën sentimentale. Donaldi shijon dashurinë me Bora Zemanin, ndërsa nga ana tjetër Romeo ka nisur një lidhje me Aleksia Peleshin, vajzën e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi. Romanca e re e dashurisë vjen vetëm pak muaj pasi Romeo u nda nga Jonida Maliqi.

https://www.instagram.com/p/CMHZAsfFVan/?utm_source=ig_web_copy_link

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit