"Sot do të ishe 58 vjeç", Rudina Hajdari publikon foton e rrallë të Azem Hajdarit

“Sot do të ishe 58 vjeç”, Rudina…

Rudina Hajdari ka përkujtuar babain e saj, Azem Hajdari në ditën e lindjes së liderit të dhjetorit ’90. Me anë të një foto të rrallë, Rudina shkruan se i mungon shumë babai i saj.

“I shtrenjti im! Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë. Jam e sigurtë se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua. Më ka marrë malli!”, shkruan Hajdari.

Deputetja aktualisht kandidon për zgjedhjet e 25 prillit jo me siglën e PD-së, pasi është larguar nga kjo parti, por me lëvizjen NISMA Thurje.

"Sot do të ishe 58 vjeç", Rudina Hajdari publikon foton e

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit