Sot e nesër, liri-dalje edhe për baballarët bashkë me fëmijët

Sot e nesër, liri-dalje edhe për baballarët…

Kjo fundjavë ka nisur me heqjen e disa kufizimeve të tjera nga Ministria e Shëndetësisë për kategori të caktuara, shtimin e orëve të qarkullimit të këmbësorëve dhe të mbajtjes hapur të dyqaneve.

Pensionistët janë lejuar të dalin sot për më gjatë, deri në orën 10:00 dhe pas kësaj ore, për herë të parë, janë lejuar edhe baballarët të dalin me fëmijët e tyre.

Sipas udhëzimeve të reja, të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.  Të tjerët jo në këtë fashë orare.

Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.

Të dielën do të jenë të gjitha mbyllur.

Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private (përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit