Sot ka ditëlindjen Xhensila Myrtezaj, Besi dhe Ajka i bëjnë surprizën e veçantë

Sot ka ditëlindjen Xhensila Myrtezaj, Besi dhe…

Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen dhe është surprizuar që në orët e para të mëngjesit.

Në këtë 28-vjetor ajo ka marrë shumë surpriza dhe nuk kishte si të mungonte edhe një surprizë nga bashkëshorti i saj, Bes Kalluku.

Ai i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

Tek tullumbacet, Besi ka shkruar edhe urimin e tij për gjysmën më të mirë të jetës.

“Edhe 100 danoçja ime”, shkruhej me shkronja në ngjyrë gold tek tullumbacja.

Ndërkohë të shumta ishin urimet që këngëtarja mori nga miqtë dhe të afërmit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit