Sot luhet super përballja në Champions: Inter – Real Madrid, ja formacionet e mundshme

Sot luhet super përballja në Champions: Inter…

Sot do të luhet dita e dytë e ndeshjeve në Champions League.

Pa dyshim që e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në “San Siro” ku në orën 21:00 Interi do të presë Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.

Inzaghi pritet ta nisë me skemën e përhershme, 3-5-2, me sulmin që do të udhëhiqet nga dyshja, Dzeko – Martinez. Carlo Ancelotti në krahun tjetër nuk heq dorë nga rreshtimin, 4-3-3, me treshen e sulmit që deri më tani ka bërë mirë në kampionat, Vini JR- Benzema- Hazard.

Sa i përket mungesa, më i penalizuar për këtë ndeshje është Reali. Për madrilenët mungojnë, Ferland Mendy, Dani Ceballos, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Marcelo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit