Sot mund të mos e dalloni hënën në qiell, sepse ka ndryshuar ngjyrën

Sot mund të mos e dalloni hënën…

Hënën sonte mund të mos e njihni. Kjo për shkak se sateliti ynë natyror do të ndryshojë ngjyrën e tij e zakonshme nga e bardhë e ndritshme në një ngjyrë gri të errët.

Ky fenomen ndodh për shkak të eklipsit hënor, ku hija e jashtme e Tokës hidhet në hënën e plotë. Kjo ndodh kur Toka vjen midis diellit dhe hënës, duke bllokuar dritën që të arrijë sipërfaqen hënore.

Miliarda njerëz në pjesë të mëdha të Evropës, Afrikës, Azisë, Australisë dhe madje edhe Antarktidës do të kenë mundësinë ta shohin pamjen spektakolare që ofron hëna. /Daily mail

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit